Mustafa: Kërkojmë të drejtat tona ashtu siç i kanë serbët në Kosovë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa përshëndeti kërkesën e palës shqiptare në Dialogun e Brukselit që shqiptarët në Serbi të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë.
“Nuk ka arsye pse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë më pak mundësi, më pak liri, më pak të drejta se serbët në veri të Kosovës. Kjo është një mundësi historike për paqen e munguar – ka thënë Mustafa në Facebook.
Ai renditi gjashtë pikat e marrëveshjes që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i propozoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq javën e kaluar në negociatat në Bruksel.
Një nga pikat i referohet edhe reciprocitetit në të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.
– Një mundësi historike për të thyer ciklin e traumave dhe pasojave të trashëguara për gjeneratat e ardhshme – thotë Mustafa për propozimin.
Siç tha ai, kjo është zgjidhja për paqe të qëndrueshme.
– Atë që shqiptarët e Luginës duan për vete, nuk duan t’ua mohojnë të tjerëve, por ajo që u është dhënë të tjerëve nuk mund të na kontestohet neve – tha Mustafa.
Sipas tij, pakicat nuk duhet të jenë më burim ndarje, por ura që na lidhin në rrugën drejt së ardhmes evropiane.