KryesoreLajme

QKA ” Mollekuqet ” nga Gjilani perfaqesojne shtetin e Kosoves ne Kiev te Ukraines

Siq kemi premtuar që edhe këtë vit nuk do të ndalemi duke përfaqësuar shtetin tonë në vende të ndryshme të Europës ashtu dhe po e mbajmë premtimin.

Ky është përfaqësimi i shtatë me rradhë në festivale internacionale.Përfaqsimi jonë i parë për vitin 2019 filloi me këmbë të mbarë. Ne tashmë kemi udhëtuar për në shtetin e Ukrainës perkatesisht ne Kiev ku mbahet festivali internacional ‘’Young Europe’’ ne krye me drejtoreshen Tatyana Apanasenko. Sot filloi prezentimi dhe u prezentuam me këngë në gjuhën angleze. Nxënëset tona u kualifikuan për në finalen e madhe.

Yllza Hasani u paraqit me këngën ‘’Girl on Fire’’, Ilda Nuhiu me këngën ‘’Mamma Knows Best’’ku bëjnë pjesë në kategorin S.
Ndërsa Edisa Ahmedi u paraqit me këngën ‘’I Surrender’’e cila i përket kategorisë M.Finalja e madhe do të mbahet nesër ku do të këndojnë këngë në gjuhën amë.Ne do të japim maksimumin shpresojmë që do të kthehemi me fitore.