Kryesore

Arifi: Shqiptarët e Luginës janë zgjidhja dhe jo problemi i “Marrëveshjes Kosovë-Serbi”

Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses me ç’rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka shkruar kështu në postimin e tijë në fb Shqiprim Arifi, kryetar i komunës në Preshevë. Përndryshe sipas Arifit është absurde dhe e pakuptimtë nëse shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat elementare njerëzore ndërsa pakicës serbe në veri të Kosovës i jepet një lloj kantoni i stilit helvetik me të gjitha pushtetet ekzekutive dhe legjislative. Pra, një shtet në një shtet.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës pesë minuta para orës 12 presin me ëndje qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse shqiptarët e kësaj ane janë zgjidhja dhe jo problemi i marrëveshjes.

Flamurtarët e politikave të diferencimit për pushtete të kornizuara do të mbeten epiqendra e disfatave, pasi historia do t’i dënojë, ashtu siç i ka dënuar gjithmonë!