Uncategorized

Mustafa : “Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020”, të orientohet kah nevojat e arsimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, gjatë ditës së sotme ishte i pranishëm në takimin e mbajtur në qytetin e Beogradit.

Mustafa përmes një statusi ka njoftuar opinon e gjerë se si rezultat i këtij takimi në koordinim me Këshillat Nacionalë të tjerë që ishin tēpranishëm në këtë takim, u vendos që “Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020”, të orientohet kah nevojat e arsimit.

Shkrimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Mustafa ;

Sot në Beograd me Këshillat tjerë në kuadër të Koordinimit të Këshillave nacionale vendosëm

Gjithashtu në një takim të përbashkët me Ministrin e vetëqeverisjes lokale dhe administratës shtetërore, Branko Ruzhiq, njoftova me ecurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me “katalogun”, “Strategjinë 2020-2025“ dhe angazhimet e mëdha të marra përsipër.

Theksova shqetësimet me procesin e pasivizimit të vendbanimeve si selektiv e diskriminues; me mungesën e vullnetit për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucionet republikane që funksionojnë në nivel lokal.