LajmeTë fundit

Musliu: Në zgjedhjet lokale do të garojmë të vetëm, jo në koalicion parazgjedhorë

Sipas gjitha gjasave zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen vitin e ardhshëm, në këtë garë zgjedhore do të përfshihet edhe komunën e Bujanocit. Duke mos ditur datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve prilli mund të jetë afati i fundit pa përjashtuar mundësinë edhe më herët.

Subjektet politike shqiptare në komunën e Bujanocit qysh tash kanë filluar një fushatë të heshtur për Pushtet Lokal në mandatin e radhshëm 4 vjeçarë. Lëvizja e Progresit Demokratik në këtë garë do të hyje e vetme jo koalicion parazgjedhorë, sepse sipas liderit të sajë Shqiprim Musliut, asnjë nga programet e subjekteve tejra politike nuk i përshtatet programit të LPD-së.

Në deklaratën dhënë presheva.com Musliu ka theksuar se, “Mundësit janë shum të pakta që të garojmë me ndonjë koalicion të përbashkët, duke patur parasysh se vizioni ynë dallon nga të gjitha subjektet tjera.

Platforma jonë politike është ndryshe nga subjektet tjera dhe kjo na obligon që ne të garojmë të vetëm, sepse në komunën e Bujanocit Platforma jonë politike nuk përputhet me asnjë subjekt tjetër politik” ka thënë Musliu.

I pari i LPD-së, gjithashtu ka potencuar se, do të vazhdojë ta ndjekë rrugën e prindit të tij të ndjerë Jonuz Musliut, që në këto troje duhet ruajtur kultura dhe substanca Kombëtare Shqiptare.