Të fundit

“Mundësi dhe gjithëperfshirje për të gjithë pa dallim” Java e aktiviteteve për Autizmin

OJQ Drejtoria për Inkluizon gjatë Tryezës së rrumbullakët që ka mbajtur me profesionist, mësimdhënës, prindër, politikbërës, aktivist e të angazhuar në projektet e shoqatës është realizuar ky aktivitet në sallën e NP Moravicës afër zyres së shoqatës.

Koordinatori Drejtorise për Inkluzion Shkëlzen Limani bëri hapjen e tryezës duke treguar për aktivitetet, sherbimet dhe projektet që po realizon shoqata. Po ashtu Ai përmendi se në komunën tone nuk kemi të dhëna të sakta zyrtare se sa njerëz janë me Autizëm, por që numri tyre po rritet çdo vit.

Ndërsa pjesën e shpjegimit professional e paraqiti Vlora Sadiku e cila theksoi karakteristikat, sfidat per prinderit, trajtimin dhe qasjen profesionale ndaj këtyre fëmijëve sidomos kur ata përfshihen në sistemin edukativo arsimor. Gjithashtu, Ajo potencoi nevojën e intervenimit të hershëm.

Ndërsa të pranishmit ishin aktiv duke e shëndruar tryezen në diskutim interaktiv. Me këtë rast këshilltarja e kryeminsitrit të Republikes së Kosoves z. Sinani potencoi nevojën e rritjes së shërbimit ndaj prinderve dhe eleminimin e rasteve të izoluara duke arritur që secili fëmijë ta vijojë shkollimin e rregullt.

Kurse mësimdhënesit prezent treguan për përvojat e tyre dhe qasjen profesionale si dhe bashkepunimin me familje. Po ashtu theks të psoatshem këtij diskutimi i dhanë edukatoret joformale që jane të angazhuara në punën praktike me fëmijë.
Pos tjerash z. Limani njoftoi se këtyre ditëve do t’i realizojm disa aktivitete përa rritjen e senzibilizimit të opinionit permes afisheve, fletzave me porosi, mesazheve në drunj e deri te klasat me dekorime.