Maqedoni

Muhamed Zekiri mbrëmë u martua me ish-drejtoren e televizionit Alsat M, Bisera Jordanovska.

Deputeti Muhamed Zekiri mbrëmë u martua me ish-drejtoren e televizionit Alsat M, Bisera Jordanovska. Ahengu u realizua në hotelin Double Tree by Hilton, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev me gruan e tij Zorica Zaeva, transmeton Ministria Lajmeve.

Rregjistrimi i martesës së çiftit u bë në hotel, ndërkaq nusja mori mbiemrin e dhëndrit.
Në dasëm ishin të ftuar edhe Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski si dhe ministra të qeverisë, si Radmila Sekerinska, Venko Filipëe, Renata Deskoska etj.
E gjithë mbrëmja ishte e shkëlqyeshme dhe e hareshme, me muzikë popullore dhe argëtuese si në maqedonisht, ashtu edhe në shqip.
Dashuria në mes Mukit dhe Biljanës zgjati për shumë vite, dhe siç thonë të njohurit e tyre, ata arritën të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe paragjykimet dhe tani kurorëzohen me martesë.