LajmeTë fundit

MOGHERINI PAS TELEFONATËS ME THAÇIN, KA NJË POROSI PËR HARADINAJN

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje rreth bisedës së zhvilluar telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Përmes një reagimi në Twitter, ajo thotë se ka kërkuar nga shefi i shtetit të Kosovës, që tarifa ndaj mallrave serbe të revokohen sa më shpejt të jetë e mundur.

”Bisedova me Hashim Thacin: I përsërita që tarifat duhet të revokohën kështu që Dialogu të rifillojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. S’ka kohë për të humbur më!”, shprehet Mogherini në Twiter.

Ndërkohë që edhe presidenti Thaçi ka komentuar mbi postimin e saj në Twitter.

“Faleminderit Frederica. Kosova është e angazhuar dhe e unifikuar në qëllimin tonë për të mbyllur kapitullin e dhimbshëm të së kaluarës përmes dialogut me Serbinë, të ndihmuar nga BE. Marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes do të sjellë pajtimin midis vendeve tona dhe do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.