Lajme

Ministrja e Malit të Zi: Do ta përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Majda Gorçeviq, ka thënë se shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës në maj.

“Mali i Zi në Këshillin e Ministrave në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në këtë mënyrë padyshim do ia japim përkrahjen Kosovës sa i përket të gjitha çështjeve me interes në fushën e integrimeve evropiane”, ka deklaruar Gorçeviq.

Në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, ajo ka komentuar edhe votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të KiE-së të mërkurën.