Të fundit

KKSH të hënën hap thirrjen për bursa studentore nga Fondi i Kosovës për Luginën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se të hënën, hapet thirrja për bursë dhe ndihmë financiare për studentët dhe nxënësit në Luginën e Preshevës, nga Fondi i Republikës së Kosovës pë Luginë.

Në të njëjtën kohë, KKSh gjithashtu do të hapë një thirrje për ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind, si dhe për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë institucionet parashkollorë, shkollat fillore dhe të mesme.

Për të marrë informacione shtesë në lidhje me këto thirrje, mund të kontaktoni në numrin e telefonit +381 63 1408 945 ose të dërgoni një mesazh në të. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përparimit të arsimit dhe zhvillimit të komunitetit tonë.