Bota

Ministrit të shëndetësisë së Holandës i bie të fikët gjatë debatit për korona virusin

Ministrii i Shëndetësisë së Qeverisë së Holandës, Bruno Bruins, të mërkurën u ligështua dhe e u rrëzua gjatë debatit në parlament për pandeminë e korona virusit të ri, transmeton Gazeta Metro.


Bruno Bruins ra pas altoparlantëve deri sa po dëgjonte pyetjet e deputetëve dhe u ndihmua nga kolegët e tij ministra të ngrihej. Ai e piu një gllënjkë ujë dhe u largua nga salla pa ndihmën e askujt.

Zyra e tij kishte njoftuar se do të dilnin me komunikatë zyrtare dhe nuk kishin koment fillimisht.

Minsitri vet kishte deklaruar se ishte rraskapitur nga puna e madhe javëve të fundit dhe se këtë mbrëmje do të pushoj “që nesër të luftoj korona krizën” ka shkruar ai në rrjete sociale.

Numri i rasteve në Holandë me Covid-19 të mërkurën i raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Holandës ishte 2051 me 58 vdekje.