Bota

Greqi, Demokracia e Re fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sipas sondazheve dalëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, Partia Demokracia e Re nën udhëheqjen e Kyriakos Mitsotakis, ka fituar zgjedhjet dhe do të formojë vetë qeverinë.

Sondazhet tregojnë se Demokracia e Re pritet të marrë 38 deri në 42 për qind të votave, duke marrë 11,5 pikë më shumë se SYRIZA nën udhëheqjen e Alexis Tsipras i cili aktualisht gjendet në qeveri. Sipas kësaj Mitsotakis pritet që ta formojë vetë qeverinë.

Gjithashtu sipas sondazehev dalëse Demokracia e Re pritet të përfaqësohet me 155 deri 167 deputetë në parlamentin me gjithësej 300 deputetë, përderisa numri i deputetëve të SYRIZA do të mbetet në 77 deri 88.

Në rast se rezultatet përfundojnë kështu, SYRIZA do të kalojë në opozitë, ndërsa Mitsotakis do të bëhet kryeministri i ri i vendit.

Partia e tretë pritet të bëhet partia e aleancës Lëvizja për Ndryshim (KINAL) e cila përbën shtyllën e PASOK-ut me 6 deri 8 për qind. Përqindja e votave të Partisë Komuniste Greke (KKE) pritet të jetë 5 deri 7 për qind.

Ndërkohë tërhoqi vëmendjen që partia e djathtës ekstreme “Agimi i Artë” humbi shumë vota.

Përqindja e votave që partitë në Greqi kanë marrë sipas sondazheve dalëse janë si në vijim:

Demokracia e Re 38-42 për qind, SYRIZA 26,5-30,5 për qind, KINAL 6-8 për qind, KKE 5-7 për qind, MERA 3-5 për qind, Agimi i Artë 2,8-4,8 për qind, Zgjidhja Greke (Ellinki Lisi) 2,5-4,5 për qind.