Bota

Martti Ahtisaari konfirmohet me koronavirus

Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovës, është diagnostifikuar me COVID-19, ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Finlandës, raportojnë mediet lokale, transmeton koha.

Testi i Ahtisaarit për virus ka dalur pozitiv të hënën. Ai thuhet të jetë në gjendje stabile shëndetësore, marrë parasysh rrethanat.

Zyrja e presidentit të Finlandës kishte raportuar të shtunën se bashkëshortja e Ahtisaarit, Eeva ka dalur pozitive në COVID-19 dhe gjendja e saj ishte po ashtu stabile. Të dytë janë 82-vjeçarë.

Ahtisaari, ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, në post gjatë viteve 1994-2000. Ai është edhe laureat i Nobelit të Paqes, çmim të cilin e fitoi më 2008 për punën e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.