Ministri Shala: Një kompani serbe na furnizon me infuzion, duhet ta hetojmë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, arsyetoi vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Ai përmendi si prej arsyeve faktin se shumë kompani serbe me vite të tëra kishin marrë pjesë në tenderë në Kosovë e madje vazhdojnë ta bëjnë.
Por përmendi edhe shembullin e një kompani serbe e cila ka furnizuar QKUK-në infuzion, për të cilën theksoi se duhet hetuar se si ka ndodhur dhe se dikush duhet të thirret në përgjegjësi.