Lajme

Shtëpia shëndetit në Preshevë fillon me dezinfektimin e objekteve, koridoreve, zyrave dhe veturave transportuese!

Pas gjendjes që shkaktoi pandemia virusit Covid-19 nëpër të gjitha vendet e botës ëdhtë bërë thirrje për të ngritur nivelin e higjienës duke filluar tek njerzit e pastaj ndaj hapsirave ku jetojmë edhe të atyre ku ponojmë.

E sigurishtë që hapësirat ku është qarkullimi i njerzve më i madh duhet merren masa edhe me të larta ndaj pastërtisë, e që institucioni i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë nga sot ka ngritur nivelin e pastërtisë duke dezinfektuar objektet, koridoret, zyrat dhe veturat transportuese!

Po ashtu drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu është shprehur se “kemi pregaditur auto ambulancën e veçantë për pacientë që dyshohen për virusin Corona dhe të njejtit duhet ti transportojmë në qendrat e specializuara epidemiologjike dhe infektive!”