Ministri serb paralajmëron: Kjo do të ndodhë në Serbi për shkak të Kosovës
Ministri i tregtisë, turizmit e telekomunikacionit të Serbisë dhe kryetar i Partisë socialdemokrate të Serbisë, Rasim Lajic, ka thënë sot se arsyeja e parë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbisë është Kosova.
“Së pari për shkak të Kosovës, sepse është me rëndësi që në vazhdim të bisedimeve të hyhet me legjitimitet e kapacitet të plotë”, ka thënë ai sipas medieve serbe.
Sipas tij, është e logjikshme që për ‘çështje të vështira’ të bisedohet në fillim, e jo në fund të mandatit.
Si arye tjetër ai ka përmendur protestat e qytetarëve kundër pushtetit në Serbi.
Duhet përkujtuar se protestuesit e opozita serbe kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, por theksojnë se atyre nuk do t’u përgjigjen pa u përmbushur kushtet për zgjedhje fer e demokratike.