Ministri serb i Financave kapet me plagjiaturë në temën e doktoraturës
Një Universitet në Serbi, pas një studimi ka dalë në përfundimin që ministri i Financave i qeverisë, Sinisa Mali ka plagjiaturë në disa pjesë të doktoraturës së tij.
Universiteti i Beogradit tha të enjten se ministri Mali “bëri kopje fjalë për fjalë në disa tekste, ose disa paragrafë të tërë, nga tekstet e autorëve të tjerë pa renditur emrat e tyre.”
Ministri Mali ka mohuar në mënyrë të përsëritur plagjiaturën e doktoraturës.
Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ministri Mali së pari kishte qenë kryetar i Bashkisë së Beogradit, para se të bashkohej me qeverinë e kryeministres serbe, Ana Brnabiç.