Lajme

Vuçiq: Duhet të vakcinohemi çdo vit kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se duhet të vaksinohemi kundër koronavirusit çdo vit.

“Nga 1 Prilli, fabrika per prodhimin e vaksines kineze Sinofarm do të funksionojë ne Sërbi. Duke njohur mikun tonë Sheik Mohammed, ne mund të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të vaksinave për qytetarët tanë,” tha Vuçiq.

Vuçiq theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen, për shkak të llojit të ri të virusit dhe shtoi se “çështja e vaksinimit po bëhet një nga çështjet kryesore të sigurisë kombëtare”.

Sipas tij, kjo kursen shëndetin dhe jetën e njerëzve, por edhe ekonominë. “Çdo mbyllje na kushton, 190 milion dollarë në një ditë,” tha ai.

“Ne do të kemi vaksina, do të jemi në gjendje të shpërndajmë dhe shesim për vendet e rajonit me çmimin më të ulët të mundshëm, nuk kemi nevojë për para, por qe njerezit ne shtetet e rajonit të jenë të shëndetshëm”, tha Vuçiq