Ministri Cakaj : Një super lajm nga zemra e Luginës së Preshevës
Ministri në detyrë për Eurpn dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka reaguar pas marrëveshjes historike të partive shqiptarë për bashkëqeverisje në komunën e Bujanocit, përcjell Ministria e Lajmeve.
Cakaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë është shprehur tepër i entuziasmuar dhe i lumtur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partive shqiptare.
Postim i plotë :
Miq, miq, miq:
NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS ??❤:
Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.
Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.
Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!
URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!