Të fundit

Përfaqësuesit e Pushtetit Lokal të Preshevës, dje takuan zv.ministren e Shqipërisë Nina Guga

E para e Komunës së Preshevës, znj Ardita Sinani e shoqëruar nga zvendësi i saj z.Ragmi Mustafa si dhe kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Saliuhu, dje patën takim pune në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Shqipërisë

Kryetarja e komunës znj Ardita Sinani e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, z.Sami Salihu u pritën në takim nga zëvendës-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Shqipërisë, znj.Nina Guga.

Znj Sinani ka shtuar se me znj.Guga diskutuam në veçanti për kuotat për studentët e komunës së Preshevës në universitetet e Shqipërisë.

Ndërkaq zv.ministrja Guga shprehi përkushtimin e Ministrisë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë për të investuar në infrastrukturën shkollore e përsosjes profesionale të kuadrove nga Komuna e Preshevës