Shqipëri

“Mini-Shengeni”/ Meta: Tensioni Shqipëri-Kosovë, i qëllimshëm

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën politike në vend si dhe për debatin e krijuar për “mini-Shengeni”.

Gjatë një interviste televizive, presidenti ka komentuar dhe raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës duke theksuar se debati është i provokuar qëllimisht.

Meta shprehet gjithashtu se viti 2019 është një vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet.

“ Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në terësi, në të në gjitha drejtimet. Asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe jetën e një vendi” ,-tha Meta./ Opinion.al