Bota

Trumpi shpall fitoren në zgjedhje, por do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për “mashtrim”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për gazetarë në orët e para të mëngjesit, ku ka thënë se i ka fituar zgjedhjet presidenciale.

“Ne ishim duke u përgatitur për t’i fituar këto zgjedhje. Sinqerisht, ne i fituam këto zgjedhje”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai e shpalli fitoren në disa shtete të rëndësishme, si Florida dhe Teksasi, si dhe tha se ka përkrahje të madhe në Pensilvani, pavarësisht se procesi i votimit ende nuk ka përfunduar.

Në kundërthënie me deklaratën e tij për fitore në zgjedhje, Trumpi megjithatë tha se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për atë që ai e cilësoi si manipulim në zgjedhje, por nuk dha hollësi për çfarë manipulimi e ka fjalën saktësisht.