Lajme

William Walker: ‘Nuk jam antiserb, jam prokosovar”

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se ai nuk është antiserbëve, por është prokosovarëve.

“Jam pro atyre që jetojnë në Kosovë, romëve, egjiptasve, serbëve. Ata janë njerëzit që dëshirojë të ju ndihmojë që të kenë jetë më të mirë”, ka thënë Walker në një intervistë ekskluzive për Info Magazine.

“Dëshiroj të takohem me kosovarët e etnisë serbe, për të folur me ata, dhe për t’i pyetur se a besojnë në gjërat që Beogradi i shtynë përpara”.

“Unë e di se nuk jam i mirëpritur në Beograd, e di se atje nuk do të më ndërtojnë statujë, madje as xhaketa ime e kaltër nuk do të jetë në muzetë e tyre. Ama jam larg të qenit antiserbëve”.