Lajme

Publikohen fotot: “Barbas” dhe “Pelado”, këta janë shqiptarët që u kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru

Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokainë, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.

Siç shkruajnë mediat vendase, dy trafikantët shqiptarë janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.

Ndërkohë, më herët dy shqiptarët u fotografuan në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.