Milaim Zeka: Haradinaj, Limaj dhe Krasniqi i kanë futur krejtë familjaret e tyre në punë
Milaim Zeka ditë më parë është deklaruar rreth keqqeverisjes që po bëhet në vend. Ky deklarim që po qarkullon së fundi në rrjetet e që flet për punësimet partiake nëpër institucione është bërë tashmë shumë virale.
Zeka ndër tjerash këtu flet se si partia e tij ka rehatuar familjarë dhe militantë të saj.
“Ky është konfrontimi i parë që kam bërë me krerët e Nismës. Nuk kanë ata cka me thënë dhe as me komentuar. Veç ju kam treguar kënd e kanë rehatuar në punë. Duke filluar nga Jakup Krasniqi e krejt me rend të poshtë”, ka deklaruar ndër tjerash Milaim Zeka.
Ndryshe, zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës që është bërë dera e parë për këto punësime, ndërlidhen me deklaratat e Zekës.
28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputetit Muharrem Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.
Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së.
Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.