Lajme

Miku i madh i shqiptarëve arrin në Kosovë nën masa të rrepta të sigurisë

Ka shumë pak minuta që në Prishtinë ka arritur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Në aeroportin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet, Clinton është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli si dhe nga ish-presidentja Atifete Jahjgaga.

Por ajo çfarë bie në sy janë masat e rrepta të sigurisë të cilat janë në kuadër të kësaj vizite.