Sporti

Messi votohet lojtari më i mirë i të gjitha kohëve

5 “Topa të Artë”, 5 “Këpuca të Arta”, 798 ndeshje, 650 gola, 267 asiste, 32 trofe – nëntë tituj të La Ligas, katër të Champions League, çmimi GOAT shkon për Lionel Messin.

Pas një kohe shumë të gjate dhe diskutimeve të shumta, tashmë pyetja “kush është më i miri në histori?” ka përgjigje.

Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është votuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke mposhtur Cristiano Ronaldon, Pelen dhe Diego Maradonan për titullin prestigjioz.

Kështu vendosën tifozët anembanë botës në anketën e “SPORTbible”, ku morën pjesë 26,104 njerëz.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori 44% të votave.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u rendit i dyti me 36%, kurse Pele dhe Diego Maradona u renditen në vendin e tretë dhe të katërt me 15% dhe 5% të votave, respektivisht.

“Pavarësisht rezultatit, debati se cili prej Messit e Cristianos është G.O.A.T nuk do të zgjidhet asnjëherë mes tifozëve”, shkruan “Sportbible.com”. /