Sporti

As Napoli s’e ndal Juven në Serie A

Juventusi ka dëshmuar edhe njëherë se është skuadër e pandalshme në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka fituar si mysafire e ndjekësit të parë në tabelë, Napolit.

Miralem Pjaniq dhe Emre Can shënuan golat për “Zonjën e Vjetër” në fitoren 2 me 1. Jose Callejon realizoi golin e vetëm për vendasit.

Ndeshja u karakterizua edhe me kartonë të kuq. Portieri i Napolit, Alex Meret, mori karton të kuq qysh në minutën e 25-të. Te Juventusi me të kuq u ndëshkua Pjaniq në minutën e 47-të pas dy kartonëve të verdhë.

Rezultati ka mundur të ndryshohej në minutën e 83-të sikur Lorenzo Insigne mos të qëllonte shtyllën nga gjuajtja e penaltisë.

Juventusi mbetet pa humbje dhe ikën edhe më shumë në krye të tabelës. Tani ekipi i Allegrit ka 72 pikë, 16 më shumë se Napoli.