FutbollSporti

Superndeshja sot në Premier League do jetë mes Chelseas dhe Liverpool

Premier League e vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Në program janë tri ndeshjes, por natyrisht vëmendja e të gjithëve do të jetë në takimin në mes Chelseas dhe Liverpool. Në “Stamford Bridge”, Blutë e Londrës e presin kampionin në fuqi.

Do të jetë një ndeshje spektakolare marrë parasysh formën e treguar në javën e parë nga dy skuadrat, poashtu transferimet bombastike që i ka bërë Chelsea. Javën e kaluar, Liverpool mori një fitore si vendas ndaj Leeds United, me rezultat 4-3, në anën tjetër Chelsea triumfoi në transfertë 1 me 3.