Messi në histori të “Championsit” me golin ndaj Slavia Pragës
Lionel Messi i Barcelonës është bërë futbollisti i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka arritur të realizojë së paku një gol në 15 sezone rresht në këtë garë.
Ai në sezonin e 15-të hapi serinë e golave në përballjen me Slavia Pragën në xhiron e tretë të Grupit F. Argjentinasi e gjeti golin tre minuta pas nisjes së takimit.
Në të njëjtën kohë, Messi barazoi Raulin dhe Cristiano Ronaldon si futbollistët që kanë shënuar gola ndaj më së shumti ekipeve të ndryshme në garën më të madhe evropiane. Me golin ndaj Slavias, u bënë 33 “klube viktima” të Messit.