LajmeTë fundit

Kamberi, Sinani dhe Mustafa në Berlin takuan ambasadorin e Kosovës Beqë Cufaj

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi së bashku me nënkryetarën e PVD-së Ardita Sinanin si dhe me kryetarin e KKSH-ë Ragmi Mustafa, gjatë vizitave të tyre dhe disa ditore në Gjermani , përkatësisht në qytetin e Berlinit, e nisën me takime, duke filluar nga Ambasada e Repulikës së Kosovës. Krerët e Partisë për Veprim Demokratik dhe kryetari i KKSH-së, gjatë ditës së sotme takuan ambasadorin e Kosovës Beqë Cufaj.

Kamberi përmes faqes së tij zyrtare është shprehur se takimi me ambasadorin e Kosovës Cufaj, kanë diskutuar rreth sfidave jetike me të cilat ballafaqohen qyetetarëte e Luginës së Preshevës dhe për rëndësinë e përkrahjes dhe inkuadrimit të Diasporës së Luginë .