FutbollSporti

Messi i zhgënjyer që Barça nuk transferoi Neymarin

Ylli argjentinas Lionel Messi ka mbetur i zhgënjyer që drejtuesit e Barcelonës nuk arritën ta transferojnë sulmuesin brazilian Neymar gjatë afatit kalimtar të verës, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.

Barcelona pati disa tentime për të bindur PSG-në, që ta lirojë Neymarin, por nuk pati sukses përkundër faktit që braziliani kishte kërkuar largimin, transmeton Koha Ditore.

“Do të kisha dashur që Neymar të kthehet. Sinqerisht, nuk jam i sigurt që Barcelona ka bërë të pamundurën për ta transferuar, por e di që është vështirë të negociohet me PSG-në. Jam i zhgënjyer që Neymar nuk erdhi”, ka thënë Messi.

Neymar në vitin 2017 iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro dëmshpërblim. 27-vjeçari, ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022.