FutbollSporti

‘Dardanët’ bëjnë thirrje: Ejani të gjithë ta nderojmë legjendën Fadil Vokrri

Nesër(e marte) do të mbahet turneu i parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.


Nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, organizohet turne përkujtimor me rastin e datëlindjës së legjendës Vokrri.

Ky turne tradicional këtë vit është viti i parë dhe do vazhdoj të organizohet çdo vit.

Kësisoj, tifogrupi ‘Dardanët’ kanë ftuar të gjithë futbolldashësit dhe miqtë, që në numër sa më të madh të jemi në ulëset e stadiumit, ta nderojmë kujtimin për legjedën Vokrri.