Lajme

Mërgimtarët që udhëtojnë drejt Francës nuk kanë nevojë për test

Ambasada shqiptare në Francë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se qytetarët, të cilët duan të udhëtojnë drejt Francës, nuk kanë nevojë për test negativ.

Zyrtarisht ambasada bën të ditur: “Qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit dhe as të bëjnë karantinë”./albinfo.ch