FutbollSporti

Real Madrid – Barcelona: Titulli i parë i sezonit vendoset sot në Arabinë Saudite

Titulli i parë i sezonit në Spanjë vendoset në Arabinë Saudite. Real Madrid dhe Barcelona përballen sot në finalen e Superkupës, e cila do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Të dy ekipet morën biletën për në finale me penallti. Real Madridi barazoi 1-1 me Valencian në 90 minuta dhe në shtesë, por arriti të fitonte 4-3 me penallti. Në të njëjtën kohë, Barcelona barazoi 1-1 me Betisin në minutën e 90-të, 2-2 në kohën shtesë, por arriti të kalojë falë penalltive 4-2.

Dy skuadrat u takuan vitin e kaluar në gjysmëfinalen e Superkupës, me Real Madridin që avancoi duke mundur Barcelonën 3-2 në kohën shtesë.

Gjyqtar është Ricardo de Burgos Bengocea, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “King Fahd International Stadium” i cili do të jetë plot me më shumë se 68 mijë tifozë.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Modric, Kroos, Rodrigo, Benzema, Vinicius.

Barcelona (Xavi): Ter Stegen, Coute, Araujo, Christensen, Malde, Busquets, Gavi, De Jong, Pedri, Dembele, Lewandowski.