Kryesore

Mërgimtarët nisen për vendlindje: Kolona në venkalimin e kufirit të Hungarisë

Kolonat në vendkalimet kufitare, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut më të ngarkuarat

Korriku ka filluar, përveç pushimeve në vendet bregdetare tashmë edhe mërgata niset drejt vndlinjes dhe kjo situatë sidomos në temeraturat 40 gradë është vështirë e përballueshme. Megjithatë nga kamerat në vendkalimet kufitare që ka Serbia shihet se aktualisht vendkalimi kufitarë më i ngarkuar është ai me Hungarinë, Horgosh dhe në dalje me Maqedoninë e Veriut në Preshevë.
Sa i përket Kroacisë ky vendkalim kufitarë duket se aktualisht është më pak i ngarkuar, njëjetë mbetet edhe vendkalimi kufitarë me Kosovën te Dheu i Bardhë.
Mërgata sikurse edhe viteteve të mëparshme vendlindjes ia mësyjnë kah mesi i korrikut, por një ljam i mirë për ta është se nga 9 korriku sidomos në Luginë pritet freskim i temperaturave ndërsa nga data 20 dhe deri në fund të muajit sipas të dhënave meteorologjike do të ketë reshje më të shpeshta të shiut.