Kryesore

Humb jetën në Gjermani i riu Kujtim Mehmeti nga f.Miratoc i Preshevës

Një javë më parë, në Gjermani afër qytetit Dusseldorf, ka ndodhur një ngjarje tragjike me ç’rast Kujtim Mehmeti, i lindur më 18.01.2002 nga fshati Miratoc , ka humbur jetën.

I ndjeri një muaj më parë kishte shkuar në Gjermani tek të afërmit për vizitë familjare.
Ngjarja ka ndodhur më datë 09.08.2020 ne lumin Rhein (Kreis Wesel) në Dusseldorf.

Autoritetet gjermane pas përpjekjeve të pandërprera duke kërkuar, dy ditë më vonë kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të Kujtimit.

Familjarët e Kujtimit njoftojnë të gjithë të afërmit, familjarët, shokët e miqtë se sot, më 17.08.2020, trupi i pajetë i Kujtimit është nisur drejt vendlindjes ku edhe do të bëhet varrimi.

Për ditën dhe kohën e varrimit të Kujtim Mehmetit do të njoftoheni me kohë.