Lajme

Mërgimtarë të shumtë vazhdojnë të udhëtojnë drejt Kosovës

Shumë agjencione të autobusve në Kosovë, bëjnë me dije se udhëtimet nga Zvicra drejt Kosovës janë duke vazhduar ende, me numër relativisht të lartë të mërgimtarve shqiptarë.

Edhe në këtë javë që po e lëmë pas, autobus të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso, shkruan tutje albinfo.ch.

Shumë agjencione kosovare kanë konfirumar tashmë arritje të mijëra mërgimtarve në vendlindjen e tyre dhe sot priten edhe shumë autobus të zbarkojnë në stacionet kosovare.

Kujtojmë se ditë më pare shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Menjëherë pas vendimit Aeroportit i Prishtinës edhe stacionet e autobusve u gjallëruan, duke mos lënë anash mërgimtarët që kanë dhe janë duke ardhur në Kosovë, shkruan albinfo.ch.