Uncategorized

INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri

Uglesha Jarediq, ish-shef i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, është në mesin e 20 personave të cilët janë në listën e të shpallurve në kërkim nga INTERPOL-i.

Burime të KOHES bëjnë të ditur se institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, përmes drejtorisë ILECU e cila ka bashkëpunim me INTERPOL-in, është deponuar kërkesa për shpallje në kërkim për Millan Radoiçiqin, i cili e ka marrë përsipër sulmin në Banjskë më 24 shtator.

Njoftohet se në kërkim nga INTERPOL-i janë shpallur 20 persona që kanë lidhje me sulmin në Banjskë.