Media britanike: Zbrazet Kruma, të rinjtë shqiptarë rekrutohen në Angli si fermerë kanabisi
Media britanike “The telegraph” i ka kushtuar një shkrim qytezës së vogël veriore shqiptare të Krumës, që po shpopullohet me një trend në rritje si rrjedhojë e emigrimit të të rinjve.
Shkollat e pikturuara në të verdhë, në qytetin e Krumës ndoshta do të mbyllen në harkun kohor të 5 vjetëve, vëren “The Telegraph”, duke përllogaritur gati një përgjysmim të numrit të nxënësve (dy vite më parë kishin 100 nxënës, por tashmë numri ka shkuar në 60). “Çdo vit që pason ka një rënie të këtij numri dhe madje fëmijë në një moshë relativisht të vogël po largohen”, ka thënë për “The Telegraph” drejtori i arsimit në këtë zonë, Elis Dibra.
Në shkrim, theksohet se nga mijëra të rinjtë, të cilët kanë braktisur qytetet në Veri të Shqipërisë për të mërguar drejt Mbretërisë së Bashkuar, një pjesëë e madhe prej tyre punojnë në tregtinë e drogës, në bashkëpunim me bandat shqiptare, në Britani.
“Djemtë nga Krume janë bosët e industrisë të kanabisit, në Angli!”- vë në dukje artikulli.