LajmeTë fundit

PD:Komunimatë rreth zgjedhjeve lokale në Medvegjë pas shpalljes zyrtare të rezultateve

Partia Demokratike që në fillim të shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës ka vështruar gjendjen aktuale politike në këtë komunë me mjaft interesim. Duke qenë të njoftuar me pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë të komunës së Medvegjës, por duke mos pasur mundësi që të ndikojmë për këtë fenomen, meqë nuk ishim pjesë e pushtetit lokal të Medvegjës, kemi mundur të parashikojmë edhe cili mund të jetë epilogu përfundimtar i këtyre zgjedhjeve, me ç’rast u dëshmua edhe në ditën e zgjedhjeve, ku numri i përgjthshëm i votuesve shqiptarë ishte 665.

Numri i vogël i votuesve shqiptarë në Medvegjë në listat zgjedhore ishte mjaft shqetësues. Të gjendur në një situatë të tillë, dega e Partisë Demokratike në Medvegjë me gjithë autonominë që ka nga selia qendrore e PD-së kishte shprehur gatishmërinë për të dalë me një listë të përbashkët të partive politike shqiptare që veprojnë në Medvegjë. Përkundër faktit që PD ishte partia me besimin më të madh të qytetarëve shqiptarë në këtë komunë, për hir të unitetit të shqiptarëve pranoi që listës së përbashkët shqiptare t’i prijë kushdoqoftë. Në momentet kur konsultat vazhdonin, PVD edhe kësaj here në mënyrë tinzare kishte shpallur listën e saj dhe kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të garuar në zgjedhjet lokale të 8 shtatorit, edhe atë me ndihmën e nënshkrimeve të komunitetit rom dhe serb të komunës së Medvegjës. Me këtë rast, PD-së në Medvegjë nuk i kishte mbetur opsion tjetër veçse të zgjedhë në mes të dikujt që i vjodhi me miliona euro Postës dhe Telekomit të Kosovës, e që u kërkua për vite me radhë nga Interpoli, dhe dikujt që investoi me miliona euro për ta mbajtur gjallë shpresën e shqiptarëve në Medvegjë. Sigurisht, që PD kishte zgjedhur opsionin e dytë, dhe me këtë rast iu bashkua koalicionit “Të gjithë për Medvegjën” i prirë nga biznesmeni Muharrem Salihu. Edhepse rezultati final doli të jetë shumë i pakënaqshëm për shqiptarët në tërësi, praseprapë vërtetoi se kur shqiptarët bashkohen mund të sjellin më shumë vota se një parti e vetme. Koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” do të përfaqësohet me 2 keshilltarë, derisa PVD me 1.

Partia Demokratike me degën e saj në Medvegjë të themeluar në vitin 2014 garoi për herë të dytë në zgjedhje lokale në Medvegjë. Në vitin 2015, kur PD kishte korrur suksesin më të madh në politikën shqiptare në Medvegjë arriti që të fitojë 5 mandate, kundrejt PVD-së e cila mbeti me vetëm 3. Për shqiptarët simbolizonte edhe një fitore tjetër, pasi që u rrit numri i këshilltarëve shqiptarë në Kuvendin Komunal të Medvegjës në gjithsej 8. Përkundër këtij rezultati fascinues, PD në Medvegjë mbeti në opozitë, pasi që pazaret në Parlamentin Republikan të Serbisë mes PVD-së dhe SNS-së kishin ndikuar edhe në formimin e koalicionit mes këtyre dy partive edhe në nivel lokal. Në këtë mënyrë zëri i shumicës shqiptare mbeti i papërfaqësuar në pushtetin lokal në Medvegjë.