Me lëndim të rëndë Tyson Fury fiton meçin me Otto Wallini
Boksieri britanik Tyson Fury ka zhvilluar një meç të jashtëzakonshëm ndaj Otto Wallinit, ndaj të cilit fitoi përkundër që ishte i lënduar për një kohë të gjatë meçit të zhvilluar në Las Vegas.
Video: https://youtu.be/3rHLqwX3Xus
31 vjeçari ishte pritur të shënonte fitore të lehtë, megjithatë një çarje vetullës ia vështirësoi punët në meçin që zgjati 12 raunde, transmeton Koha.net.
BBC raporton se Tysoni u lëndua në raundin e tretë të takimit që u zhvillua në T-Mobile Arena.
Fury fitoi këtë meç me vendim unanim të gjyqtarëve 116-112 117-111 118-110.
Më poshtë mund ta shikoni meçin e tyre të plotë.