FutbollSporti

Vendimet e VAR-it në Premier Ligë mund t’i shikojnë edhe fansat në stadium

Disa vendime që do të merren nga video-asistenti i gjyqtarit (VAR) do të shfaqen edhe në ekranet e mëdhenj gjatë ndeshjeve të Premier Ligës, raporton BBC.

Grafiket e shfaqura do të shpjegojnë çdo vonesë që bëhet në lidhje me VAR-in, dhe çdo vendim të përmbysur, nga sezoni tjetër, transmeton Koha.net.

Secila pamje që do të ndihmojë të shpjegojë vendimet e marra do të transmetohet, dhe ato potencialisht mund të shihen nëpërmjet një aplikacioni në telefona mobil.

Kontrollet në VAR do të jenë për “gabimet e qarta dhe të dukshme” në lidhje me katër situata të ndryshime përgjatë ndeshjeve: golat, identiteti i gabuar, kartonët e kuq dhe incidentet në zonën e penaltisë.

VAR-i debuton në Premier Ligë nga sezoni tjetër, pas përdorimit të tij në Kupën e Botës, në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe në disa ndeshje në FA Cup dhe Carabao Cup.