Sporti

McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga Poirier

McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.

Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku për një moment nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të Poirier dhe u përplas në tokë, shkruan IndeksOnline

Mc Gregor nuk arriti të qëndroi në këmbë, pasi kishte goditje të vazhdushme në këmbën e majtë, ku gjatë ndeshjes e lëshoi dhe u përball me humbjen.

Kjo ishte humbja e parë e Conor McGregor me nokaut, ndërsa fitorja sot e Poirier ishte e papritur për të gjithë.