FutbollSporti

UEFA gjobit rëndë Crvena Zvezdan

Shtëpia e futbollit evropian ka gjobitur klubin serb, Crvena Zvezda.

UEFA ka gjobitur tre klube për shkak të borxheve të cilat kanë klubet ndaj shtëpisë së futbollit evropian, shkruan GazetaBlic.

Ordabas, Olympia nga Ljubljana dhe Crvena Zvezda janë skuadrat të cilat janë gjobitur financiarisht nga UEFA.

Zvezda është gjobitur me 50 mijë euro, Olympia me 75 mijë euro – ndërsa Ordabas me 100 mijë euro.

Më së rëndi nga tre klubet e lartpërmendura e ka pësuar Ordabas – që gjithashtu nuk do të paraqitet në dy edicionet e ardhshme të garave evropiane.