Të fundit

Bilall Maliqi dhuron 30 tituj të librave të ndryshëm bibliotekës në shkollën fillore në fshatin Zhunicë

Shkrimtari dhe njëherit kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë), sot dhuroi nga biblioteka e tij personale, 30 tituj të librave të ndryshëm dhe të autorëve të ndryshëm në paralelen e ndarë të sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi” në fshatin Zhunicë.

Këto libra janë të zhanreve të ndryshme letrare si: poezi, prozë, aforizma dhe kritikë letrare.

Duke e ditur mirë se bibliotekave të shkollave tona i mungojnë libra të rinj, atëherë edhe këto libra të dhuruara do të jenë në shërbim të të gjithë nxënësve të kësaj shkolle.

Shkrimtari, Bilall Maliqi, ka dhuruar një numër të konsiderueshëm të librave nëpër biblioteka të shkollave të ndryshme në Luginë…