Lajme

Mbyllen disa shkolla në Beograd, raportime për vendosje bombash

Disa shkolla në Beograd kanë marrë njoftime për bomba mëngjesin e së mërkurës, është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, shkruan B92.

Mëngjesin e sotëm fillimisht është shfaqur informacioni për një bombë të vendosur në shkollën fillore “Drinka Pavloviq”, pas së cilës prindërit janë njoftuar që të mos i sjellin fëmijët në shkollë dhe se nuk do të ketë mësim.

Pas kësaj, pasuan një sërë raportimesh të reja. Sipas mediave serbe, raporti ka arritur edhe në shkollën fillore “Sveti Sava” në Vraçar, por në shkollën në Cerak. 

Prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollën fillore “Filip Filipoviq” është dashur t’i kthejnë fëmijët në shtëpi. 

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se ekipet janë në terren për t’u siguruar nëse alarmet janë të vërteta apo false. 

Në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, ka pasur raportimet të herëpashershme për vendosjen e bombave në shkolla apo aeroporte.