KryesoreLajmeTë fundit

Kjo është policja e Njësisë Speciale, që mori pjesë në aksionin e sotëm në veri

Njësitë Speciale të Policisë kanë ndërmarrë sot një aksion në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në të cilin janë arrestuar 19 punonjës të Policisë. Ata dyshohen për kontrabandë dhe krim të organizuar.


Aksioni ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe nga ky aksion katër policë kanë mbetur të lënduar ku gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë elite të Policisë së Kosovës për disa orë kanë kryer detyrën e tyre. Në mesin e tyre ka edhe femra e njëra ndër to është edhe kjo që shihet në fotografi.