Të fundit

Arifi i replikon Miroslav Lajçakut në twitter

Kreu i Alternativës për Ndryshim, z.Arifi, njëherit edhe bartës i listës ‘ADSH’ për zgjedhjet parlamentare në Serbi, i ka reaguar Lajçakut pas një postimi të këtij të fundit në Twitter, transmeton Ministria e Lajmeve

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi kishte njoftuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
“ Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 6-të të GP për Targat. Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e gjuhës së përbashkët.”

Me këtë rast Arifi kishte reaguar duke i përmendur pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë :

“Ndërkohë, mijëra njerëz në Luginë janë pezulluar nga adresat e tyre për më shumë se një dekadë, zoti Lajçak. Pasivizimi është vetëm maja e ajsbergut. Ju mund të negocioni për targat për më shumë se gjashtë takime, por unë po flas për njerëzit dhe të drejtat e tyre!!” shkroi Shqiprim Arifi