Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë
Nën udhëheqjen e kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa, njëherit edhe kryetari i Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, dhe me prezencën e anëtarëve të këtij organi nga rradhët e PVD-së e PDSH-së, sot (e mërkurë, 24.04.2024) në Sallën për konferenca të Komunës së Preshevës, me fillim në ora 08:00 është mbajtur mbledhja e parë e Organit të përkohshëm.
Në këtë mbledhje për rend të ditës janë planifikuar gjithsej 15 pika të rendit të ditës, e që përveç të fundit të gjitha tjerat kanë qenë të lidhura me ndryshimin e udhëheqësive të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në të cilat Komuna e Preshevës është themeluese ose bashkëfinancuese.
Siç mëson PreshevaPRESS, në mbledhjen e parë janë shkarkuar dhe emëruar:
- Sekretari i Fondit për qëllime humanitare
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Fondit për qëllime humanitare
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Qendrës për punë sociale
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Qendrës sportive “Presheva” në Preshevë
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
- Kryetari dhe anëtarët e Këshillit mbikqyrës të Ndërmarrjes publike “Moravica” në Preshevë.